Xharra: VV është leniniste, beson se e marrin pushtetin me diktatura sovjetike

Aktuale

Xharra: VV është leniniste, beson se e marrin pushtetin me diktatura sovjetike

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 21:22
Arbana Xharra

Gjatë ditës së sotme është publikuar një e-mail, që në vitin 2012, anëtari i kryesisë në “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ua kishte shpërndarë anëtarëve -me një fragment të shkëputur nga “Vepra të zgjedhura” të Vladimir Lenin mbi qëndrimin e partisë punëtore mbi fenë.

Ndaj kësaj ka reaguar anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra. Ajo vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje është leniniste dhe beson se vetëm me diktatura të llojit sovjetik duhet të merret pushteti.

Xharra thotë se partia e Visar Ymerit së pari duhet t’i pranojë të drejtat elementare të njeriut, e pastaj të hyjë në garë për pushtet.

“Shumica e teorive thonë se besimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin shpirtëror të religjiozëve ngase nëpërmjet ritualeve e praktikave lidhen shpirtërisht me një fuqi mbinatyrore që u jep shpresë dhe i bën të lumtur”.

“Natyrisht se edhe religjionet kanë shkaktuar masakra dhe bartin përgjegjësi. Por edhe në shek 21 të besosh në Leninin siç bën LVV pra tua suspendosh të drejtën elementare njerëzve në besim është e frikshme. Edhe pas gjithë atyre që bëri diktatura moniste ruse në mbarë botën”, ka shkruar ajo.

“LVV është leniniste dhe beson se vetëm me diktatura të llojit sovjetik duhet të merret pushteti. LVV duhet së pari t’i pranojnë të drejtat njerëzore e universale e pastaj le të garoj për pushtet në një Republikë të Re që është ngritur pikërisht mbi këto vlera”, ka përfunduar Xharra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat