PSD kandidon Seremb Gjergjin për kryetar të Klinës

Aktuale

PSD kandidon Seremb Gjergjin për kryetar të Klinës

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 22:31
PSD

Kryesia e Partisë socialdemokrate të Kosovës në mbledhjen e saj analizoi përgatitjet për pjesëmarrje në zgjedhjet e 22 tetorit. Në këto zgjedhje PSD do të paraqitet si subjekt i vetëm. Në këtë takim u emërua shtabi zgjedhor prej tetë anëtaresh.

Sipas informatave nga degët, PSD do të garoi  në dy komuna për kryetar dhe në disa komuna tjera për këshilltarë komunal.

Kandidate e PSD për kryetar komune në Prizren është zonja Shqipe Kastrati, ndërsa për kryetar të komunës së Klinës do të kandidohet z. Seremb Gjergji.

Kryesia e PSD-së vlerësoi se situata e krijuar pas zgjedhjeve duhet të tejkalohet me dialog demokratik në mes të subjekteve politike, pa inate e përplasje të reja në Parlament. Palët, kanë përgjegjësi ndaj votuesve dhe shtetit të Kosovës. Prandaj, duhet të veprojnë në përputhje me këtë përgjegjësi, pra, ato duhet të veprojnë me arsye dhe vetëdije të lartë shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat