Njësia Speciale ‘pushtoi’ mbrëmë një klub të natës në Prishtinë

Aktuale

Njësia Speciale ‘pushtoi’ mbrëmë një klub të natës në Prishtinë

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 09:47
Policia e Kosovës

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion për kapjen e një grupi kriminal në klubin e natës ‘ZoneClub’.

Njëri nga menaxheret e këtij klubi të natës iu drejtua pjesëmarrësve me fjalët, se janë urdhëruar nga policia të ndalin muzikën, pasi dyshohej se brenda ishin disa persona që kanë kryer krime të rënda.

Policia ka marrë pronarët e këtij klubi dhe ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit të bashkëpunojnë me ta.

Po ashtu, pjesëmarrësit janë bastisur nga policia në dalje të këtij lokali të natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat