“Luftë” brenda PAN-it, Milaim Zeka përballë Kadri Veselit

Aktuale

“Luftë” brenda PAN-it, Milaim Zeka përballë Kadri Veselit

Nga: Bota sot Më: 12 gusht 2017 Në ora: 11:52
Milaim Zeka, Kadri Veseli

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë sot se ka tri lajme të mira për Kosovën.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se javën e ardhshme do të zhbllokohen institucionet e Kosovës, derisa ka treguar se PAN po pret të përzgjedh në mes të tij dhe Kadri Veselit për kandidat për kryetar të Kuvendit, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Tri lajme të mira për Kosovën

1. Javën që vjen zhbllokohen institucionet e Kosovës. Zgjidhet Kryesia e Parlamentit. Deri më tani dy kandidatura të mira: Kujtim Shala nga LDK-ja, dhe Aida Derguti nga VV-ja. PAN-i po pret të përzgjedhë në mes Kadri Veselit dhe meje. Unë e propozoj Kadrinë.    

2. Lajmi i dytë është qëndrimi i Behgjet Pacollit, i cili, me deklarimet e tija, tregoi qe nuk është robot politik, po njeri racional, që shikon interesat e Kosovës, pastaj të AKR-së.

3. Lajmi i tretë i mirë, është kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu. Njeri me një bagazh të jashtëzakonshëm. Lum ai qytet që e ka fatin me pas një kryetar të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat