Veseli ka një këshillë për Adem Mikullovcin

Aktuale

Veseli ka një këshillë për Adem Mikullovcin

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 14:43
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, nuk e ka asnjë fjalë të keqe për deputetin e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Adem Mikullovcin, i cili po e drejton seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Veseli  e ka vlerësuar Mikullovcin. “Mikullovci është një veprimtar që e ka dëshmuar vetën në vitet ’90-ta”, tha Veseli për TV Besën.

Sipas tij, Mikullovci është nën presion të madh nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ai ka shumë presion nga Vetëvendosja”. Veseli gjithashtu ka një këshillë për Mikullovcin.

“E kisha këshilluar që të mos bëjë gabime, sepse mbi partinë është Kosova”.

Edhe Veseli ka premtuar se brenda 10-të ditësh do të formohet Qeveria e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat