Haradinaj: Vonesa e formimit të Qeverisë, do të arsyetohet

Aktuale

Haradinaj: Vonesa e formimit të Qeverisë, do të arsyetohet

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 15:15
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vonesa e formimit të Qeverisë së Kosovës, do të arsyetohet.

“Tash e kemi një bazë me të gjerë të zhvillimeve nga Pacolli, prandaj edhe kjo vonesë do të arsyetohet”, tha Haradinaj në Prizren për RTV Besa.

Sipas tij, formimi i Qeverisë së Kosovës, do të ndodhë brenda 10 ditësh.

“Qeveria e ardhshme do të jetë e përgjegjshme për obligimet që do t’i marrë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se pas formimit të Qeverisë, do të fillon ndryshimi në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat