Rregullojnë monumentin e Skënderbeut, shoqërohen në Polici për veprime të jashtëligjshme - Bota Sot
Rregullojnë monumentin e Skënderbeut, shoqërohen në Polici për veprime të jashtëligjshme

Aktuale

E martë, 22 gusht 2017

Rregullojnë monumentin e Skënderbeut, shoqërohen në Polici për veprime të jashtëligjshme

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 15:27
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar duke rregulluar shkronjat

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka rregulluar disa shkronja dhe numra të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë, si dhe kanë vendosur dy elemente tjera kombëtare, flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së Bashkuar. Megjithatë, e gjithë kjo punë nuk u konsiderua e paligjshme nga Policia e Kosovës, e cila ka shoqëruar për stacionin policor, kryetarin Tahir Veliu dhe disa anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për shkak të veprimeve të jashtëligjshme.

Zyrtarët policor iu thanë atyre se nuk ka marrë paraprakisht leje për një gjë të tillë. Ndërsa, këta të fundit thonë se ditë më parë kanë drejtuar kërkesën e tyre në zyrat e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, por nga këto institucione nuk kanë marrë përgjigje.

Kryetari i kësaj Lëvizje, Tahir Veliu ka thënë se për shkak të papërgjegjësisë së organeve kompetente kanë rregulluar pllakën e monumentit, me vetëfinancim, njëherit duke shtuar edhe flamurin kombëtar dhe hartën e trojeve shqiptare të kohës së Skënderbeut.

Veliu: Organeve kompetente iu pengon kjo hartë dhe ky flamur

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka ndërmarrë një aksion mbarëkombëtar për rregullimin e bustit të kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ne kemi kërkuar leje nga organet kompetente janë përgjegjëse për monumente të tilla. Në mungesë të vullnetit të tyre, ne kemi ndërmarrë aksionin dhe me mjetet tona personale kemi rregulluar këtë objekt. Kemi shtuar edhe një element tjetër flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së bashkuar.., Ndërsa Policia e Kosovës qëndron këtu, ne e kemi bërë një kërkesë, kërkesa për rregullimin e bustit, por ata nuk e kanë aprovuar pikërisht për shkak se iu pengon kjo hartë dhe ky flamur”, u shpreh ai.  

Sipas anëtarit të LSHB-së, Frashër Racajt, arsyeja se pse ka ardhur puna deri këtu qëndron në faktin se asnjë institucion i Kosovës nuk e merr përgjegjësinë për mbikëqyrjen e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai fton Policinë e Kosovës të liron kryetarin dhe anëtarët e tjerë të Lëvizjes.

Racaj: Të lirohen sa më shpejt anëtarët e LSHB-së

“Kërkoj lirimin sa më të shpejtë të anëtarëve të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të cilët pak më parë i arrestoi policia në mënyrë të paligjshme, përderisa nuk e kanë një vendim me shkrim për arrestimit e personave të cilët i morën në formë kidnapimi”, u shpreh ai. 

Përndryshe, monumenti ka kohë që është dëmutar dhe askush deri më tani nuk është parë duke e mirëmbajtur.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test