Reagim i Shoqatës së Intelektualëve Mbarshqiptarë ’’Trojet e Arbrit“ me rastin e arrestimit të udhëheqësve’’ Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar’’

Aktuale

Reagim i Shoqatës së Intelektualëve Mbarshqiptarë ’’Trojet e Arbrit“ me rastin e arrestimit të udhëheqësve’’ Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar’’

Nga: Nue Oroshi Më: 12 gusht 2017 Në ora: 17:33
Trojet e Arbrit

Ka disa muaj që persona të panjohur kanë shkatrruar shkronjat në monumentin e heroit tonë kombtarë Gjergj Kastrioti -Skenderbeu. Për këtë vandalizëm ska pasë asnjë reagim asë nga policia e Kosovës asë nga Institucionet përgjegjëse qoftë për ta bërë denimin e masakrusve të shkronjave të Gjergj Kastriotit- Skenderbeu, dhe për ti kapur ata e futur para drejtësisë, qoftë për të bërë rregullimin e shkronjave dhe emrit në mënyrën e duhur nga ana e Institucioneve të Kosovës.

Kështu që fillimisht Shoqata ‘’Trojet e Arbrit ‘’falënderon dhe përkrah’’ Lëvizjën për Shqipëri të Bashkuar’’, për marrjen e iniciativës dhe vendosjen e shkronjave në vendin e duhur. Kjo është bërë për shkak të neglizhencës së Institucioneve të Kosovës, të cilët edhe pse për ditë kalojnë nëpër sheshin Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Prishtinë, por e kthejnë kokën në anën tjetër për të mos parë këtë vandalizëm.

Image

Është brengosës fakti se si policia e Kosovës muaj të tërë nuk arritën që ti kapin aktorët e rastit vandal, e në anën tjetër burgosin udhëheqësit e ‘’Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar ‘’, të cilët bënë një gjest simbolik dhe atdhetar.Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë ‘’Trojet e Arbrit’’ fton policinë e Kosovës që sot ti lëshon në liri veprimtarët kombtarë, dhe t’iu kërkoj falje për këtë arrestim të pakuptimtë.

Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Mbarshqiptarë’’ Trojet e Arbrit’’ Nue Oroshi Kryetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat