VV: PAN-i nuk i ka numrat për kryeparlamentar, as për kryeministër

Aktuale

VV: PAN-i nuk i ka numrat për kryeparlamentar, as për kryeministër

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 18:47
Vetëvendosje

Vetëvendosje beson se koalicioni PDK-AAK-NISMA nuk i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Shkodran Hoti, zyrtar për media në Lëvizjen Vetëvendosje thotë për Radion Evropa e Lirë se mospjesëmarrja e PAN-it në seancë, siç shprehet ai, “është përgënjeshtrim i asaj që deklaronin ata për numrat dhe vërtetim i asaj që e thoshim ne”.

“PAN-i po mundohet ta zvarritë konstituimin e Kuvendit, sepse nuk i ka numrat e mjaftueshëm, as për kryeparlamentar, e as për kryeministër. Duke qenë në panik, ajo që po do PAN-i, është blerja e kohës me kërkesa për takime konsultative e bojkotim të seancës, dhe rrjedhimisht po shkaktojnë bllokadë institucionale”, ka thënë Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat