Sot mund të kaloni lirshëm nëpër Merdare e Dheu i Bardhë, ja sa janë pritjet

Aktuale

Sot mund të kaloni lirshëm nëpër Merdare e Dheu i Bardhë, ja sa janë pritjet

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 09:42
Merdare

Në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sot gjatë vikendit janë krijuar kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme.

Në Merdare (Podujevë) në hyrje kolona është e gjatë rreth 500 metra, ku pritjet janë (30 min), ndërsa në dalje kolona është deri në 200 metra, dhe pritjet zgjasin rreth (1orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) në hyrje kolona është e gjatë rreth (30 – 40 metra), ku pritjet nuk zgjasin më shumë se 10 minuta, e po ashtu edhe në dalje kolona është 40 metra dhe pritjet janë rreth gjysmë ore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat