Kështu ironizojnë nga Vetëvendosje me konferencat e PDK-së që po i mbajnë të dielave

Aktuale

Kështu ironizojnë nga Vetëvendosje me konferencat e PDK-së që po i mbajnë të dielave

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 14:41
PDK

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka ironizuar me faktin që PDK-ja po thërret konferenca vetëm gjatë të dielave.

Madje ka shkruar se po e disponojnë këto konferenca ‘qesharake’.

‘’Shumë po më disponojnë këto konferencat qesharake të PDK-së që zakonisht po i mbajnë të dielave :):)’’

Reagim të njëjtë ka pasur edhe zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti i cili duke komentuar këtë gjë, ka shkruar se meqë televizionet të dielave kanë një skemë më të varfër programore, konferencat e PDK-së janë gjëja më e shkëlqyeshme për këtë ditë.

‘’Meqë të dielave – me aq sa di – skema programore në televizionet tona është paksa e varfër dhe mungojnë programe humoristike, konferencat e PDK’së janë gjëja më e shkelqyshme për ditën e fundit të javës. Mos u ndalni taravola!‘’

PDK edhe sot ka zgjedhur që të hedhin akuza ndaj qeverisjes në Komunën e Prishtinës dhe Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat