Salih Zyba kandidat i VV-së për kryetar të Therandës

Aktuale

Salih Zyba kandidat i VV-së për kryetar të Therandës

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 18:34
Salih Zyba

Vetëvendosje ka njoftuar se për kryetar të Komunës së Therandës nga VV ka kandiduar vetëm një anëtar i këtij subjekti.

Salih Zyba, i cili në Komunën e Prishtinës ushtron pozitën si drejtor i Inspeksionit, është kandidati i vetëm që mëton të bëhet kryetar i kësaj komune.

“Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë njofton anëtarësinë dhe opinionin publik se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kemi pranuar vetëm një Deklaratë Kandidature. Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Therandës është dorëzuar nga Salih Zyba dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë.

Poashtu njoftohet se votimi për zgjedhjen e Kandidatit i cili do t’i prijë Lëvizjes Vetëvendosje në Zgjedhjet Lokale në Therandë, ka filluar sot në ora 08:00 dhe vazhdon deri në ora 20:00 në zyren e Qendrës së Therandës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat