LAA do të dalë me propozim për zgjidhjen e krizës

Aktuale

LAA do të dalë me propozim për zgjidhjen e krizës

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 10:46
Koalicioni LAA

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa ka thënë se koalicioni  LAA do të mbajë edhe një takim tjetër për të arritur një konsensus për propozimin e mundshëm të cilin nuk e ka bërë  publik.

‘Pas takimit, do të dalim me një propozim për zgjidhjen e situatës”, ka thënë ajo..

Ajo thotë se ka deputetë të të gjitha partive brenda koalicionit që kanë munguar sot në seancë, që çoi në mungesë të kuorumit.

Ndërsa fajin më të madh ia ka vënë deputetëve të PAN-it, të cilët tash e sa herë nuk po marrin pjesë në seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat