VV nuk merr pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës

Aktuale

VV nuk merr pjesë në takimin konsultativ të së mërkurës

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 13:08
Driton Çaushi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ me koalicionin PAN, të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.

Ndërsa, ka theksuar se do ta shqyrtojnë kërkesën e Avdullah Hotit për një tryezë ku do të shqyrtoheshin mundësit për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA-në, Avdullah Hoti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ, siç e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të koalicionit PAN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat