Krasniqi, AAK-së: Çka i premtuat Listës Serbe që po ua jep mbështetjen?!

Aktuale

Krasniqi, AAK-së: Çka i premtuat Listës Serbe që po ua jep mbështetjen?!

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 14:37
Frashër Krasniqi

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë se AAK në fillim të këtij viti ka kërkuar qe Lista Serbe të shpallet ‘nongrata’ dhe të përjashtohet nga Qeveria.

Ai ka pyetur se çka ndodhi tani qe janë bërë bashkë.

Deputeti i cili po akuzohet për sulm ndaj Kuvendit ka kërkuar nga AAK-së të tregoj se cka i ka premtuar Listës Serbe për mbështetjen qe po ua jep.

Postimi I plotë i Krasniqit:

Mbase njëmend AAK nuk na e solli Listen Srpska ne Kuvend (ate e sollen partneret e saj te koalicionit te krimit). Por AAK pat kerkuar ne fillim te ketij viti qe Lista Srpska te shpallet nongrata dhe te perjashtohet nga Qeveria. Cka ndodhi tash që u bënë bashkë?!

Në vend qe me be deklarata qesharake dhe me shpifje, le t'na tregon AAK se cka i premtoi Listes Srpska per mbeshtetjen qe po ua jep?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat