Pritjet e gjata në kufi, ja si detyrohen mërgimtarët të japin para për t’i ikur kolonave

Aktuale

Pritjet e gjata në kufi, ja si detyrohen mërgimtarët të japin para për t’i ikur kolonave

Nga: B.S Më: 14 gusht 2017 Në ora: 15:06
Pritjet ne kufi

Mërgimtarët të cilët vijnë për pushime në ‘Kosovë, pothuajse çdo vit përballen me pritjet e shumta në pikat kufitare. Edhe këtë vit, ata janë ballafaquar me pritje të gjata, ku ka pas raste që këto pritje kanë shkuar deri në 8-10 orë.

Por, në pikat kufitare, ka pas raste që kanë dhënë edhe para për të kaluar më shpejtë, në mënyrë që mos të presin në kolonat e gjata.

Një lexues i gazetës “Bota sot”, me emrin Liridon, përmes një video të dërguar në redaksinë tonë, ka filmuar momentin, kur ata detyrohen që të japin para, në mënyrë që t’i ikin pritjes së gjatë.

Shikoni këtë moment në video:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat