Hoxhaj: Idetë e Serbisë për ndryshim të kufijve-të rrezikshme

Aktuale

Hoxhaj: Idetë e Serbisë për ndryshim të kufijve-të rrezikshme

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 16:12
Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj përkundër faktit që aktualisht nuk gjendet në pozitën e kryediplomatit, ka vazhduar me kundërshtimin e ideve të Serbisë për cfarëdo ndarjeje të Kosovës.

Pas polemikave të djeshme me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daciq, Hoxhaj ka reaguar përsëri sot ndaj idesë të cilën e ka rikthyer Serbia, për ndryshimin e kufirit me Kosovën.

Hoxhaj ka thënë se shoqëria multietnike e Kosovës dhe kufijt e saj janë të njohur ndërkombëtarisht. Ai ka theksuar se ide të tilla të shpërfaqura janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

“Kosova ka një shoqëri multietnike me kufij të njohur ndërkombëtarisht. Idetë që po i rikthen Serbia për ndryshim të kufijve janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat