Reagon Dardan Molliqaj, tregon arsyet pse disa “komandantë” nuk kanë të drejtë të flasin për UÇK-në

Aktuale

Reagon Dardan Molliqaj, tregon arsyet pse disa “komandantë” nuk kanë të drejtë të flasin për UÇK-në

Nga: B.S Më: 14 gusht 2017 Në ora: 18:35
Dardan Molliqaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas deklaratave të sotme nga deputeti Frashër Krasniqi për disa komandantë të UÇK-së, dhe më pas reagimit të OVL-së së Pejës.

Molliqaj, ka adresuar një sërë arsyesh, që sipas tij disa komandantë nuk kanë të drejtë të flasin për UÇK-në.

“Për UÇK-në nuk kanë të drejtë të flasin, disa “komandantë” që kanë përfunduar në koalicionin e krimit dhe as OVL të UÇK-së që është e kapur prej po këtij koalicioni”, ka shkruar Molliqaj, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Për UÇK-në nuk kanë të drejtë të flasin, disa “komandantë” që kanë përfunduar në koalicionin e krimit dhe as OVL të UÇK-së që është e kapur prej po këtij koalicioni.

Çdo fjalë e tyre për luftën çlirimtare është hipokrizi sepse:

• Ata e lanë UÇK-në jashtë Kushtetutës së Kosovës;
• E mbështetën Gjykatën Speciale që bazament e ka përdhosjen e luftës së UÇK-së;
• E hoqën bashkimin kombëtar nga programet e tyre – idealin kryesor të luftës së UÇK-së;
• U bënë milionerë për vete, ndërkohë që i lanë në varfëri ushtarët e vërtetë të UÇK-së (mbi 50 ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike);
• E mbështetën pa rezervë dialogun me Vuçiqin e Daçiqin;
• Për arsye klienteliste i shpallën si veteranë edhe njerëzit që ishin bashkëpunëtorë të Serbisë;
• E sollën Listën Srpska në Kuvend dhe vazhdimisht i dhanë kompromise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat