LAA s’e fton koalicionin PAN në tryezën e organizuar për nesër

Aktuale

LAA s’e fton koalicionin PAN në tryezën e organizuar për nesër

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:55
Foto nga fushata zgjedhore

Koalicioni LAA nesër do të organizojë tryezë për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në tryezën e nesërme, koalicioni LAA ka ftuar deputetët e koalicionit LAA, ata të Vetëvendosjes, të minoriteteve si dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese, por ka injoruar deputetët e koalicionit fitues të zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma, të cilët nuk janë ftuar në këtë tryezë.

Më poshtë e keni ftesën e koalicionit LAA për këtë tryezë:

Zgjedhjet e parakohshme të datës 11 qershor 2017 kanë prodhuar një rezultat zgjedhor, i cili është qertifkuar nga ana e Komisionit Qendror të zgjedhjeve me date 08 korrik 2017 . Me një vonese të konsiderushme, Presidenti i Republikës së Kosovës , në bazë të kompetencave kushtetuese ka thirrur seancën konstituive te Kuvendit te Republikës se Kosovës me datë 3 gusht 2017 .

Nga ajo datë e deri me tani, janë mbajtur edhe 4 vazhdime të seancës konstituive, ne të cilat koalicioni PAN qe ka dalë i pari sipas numrit të votave, nuk ka marre pjesë në seancë. Duke qenë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 vetëm ky koalicion ka te drejte të propozimit të kandidatit për Kryetar te Kuvendit, ka qenë e pamundur te konstituohet Kuvendi i Kosovës në mungesë të propozimit që duhet të vije nga koalicioni PAN.

Nisur nga kjo gjendje e bllokadës lidhur me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet, "Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa" (Koalicioni LAA), organizon tryeze diskutimi me datë 16 gusht 2017, në orën 11.00, në sallën N-409 ( Salla Alternative) në Kuvendin e Kosovës.

Qëllimi i tryezës është diskutimi dhe propozimi i modaliteteve për gjetjen e zgjidhjes në të cilën është futur Kuvendi i Kosovës qe nga qertifikim i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve te parakohshme.

Ne tryeze janë të ftuar deputetët e koalicionit LAA, të Lëvizjes Vetëvendosje dhe te minoriteteve, si dhe eksperte te së drejtës kushtetuese nga shoqëria civile dhe nga fusha akademike. Ne tryeze janë ftuar edhe përfaqësues të mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat