Fehmi Ferati: Ende s’kam vendosur nëse do të jem kandidat për kryetar të Mitrovicës

Aktuale

Fehmi Ferati: Ende s’kam vendosur nëse do të jem kandidat për kryetar të Mitrovicës

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:45
Fehmi Ferati

Garës për të parin e Mitrovicës mund t’i shtohet edhe artist, i cili ka udhëhequr emisione satiriko-politike nëpër televizionet nacionale të Kosovës.

Aktivisti i shoqërisë civile dhe ‘shoumeni’, Fehmi Ferati, nuk e ka përjashtuar mundësin e kandidimit për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjen e lokale që do të mbahen këtë vit.

Ferati ka thënë se e kanë propozuar për kryetar, por ende nuk ka vendosur saktësisht, për shkak që nuk ka ndonjë orientim politik.

Ferati thekson se një sondazh e ka nxjerr si kandidat superior për Mitrovicën, por fjalën e fundit nuk e ka thënë ende.

“Ka kohë që më kanë propozuar, në fakt e kanë bërë një sondazh, paskam dal si superior, në fakt unë kam qenë 50 me 50, për shkak se s’kam një orientim politik të drejtpërdrejt dhe partiak. Nëse veç pranoj arsyeja do të jetë dëshpërimi që kam për qytetin. Mos e merrni si të kryer këtë punë, por për mua është një fushë e re, por pasi ka të bëjë me menaxhim, besoj se nuk ka nevojë me më identifikua si partiak shumë. Kjo është për mua me rëndësi”, ka thënë Ferati.

“Në Mitrovicë jam shumë i interesuar me ndërtu një ekip prej të gjithëve kapak, e pse jo edhe nga shoqëria civile. Në Mitrovicë ka njerëz të ndershëm plot, përndryshe ka njerëz më të zot se ne që kandidojmë, fatkeqësisht nuk janë duke kandiduar. Deri tani është 50 me 50 kandidimi im për Mitrovicën”, ka thënë Ferati.

Ferati është përmendur si kandidat i mundshëm për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aktualisht në krye të Mitrovicës është Agim Bahtiri i AKR-së, që ka paralajmëruar edhe një kandidim. Ndërsa partitë tjera ende nuk kanë dal me emra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat