Deputeti i PDK-së akuzon Albin Kurtin se refuzoi uniformën e UÇK-së dhe iku nga lufta

Aktuale

Deputeti i PDK-së akuzon Albin Kurtin se refuzoi uniformën e UÇK-së dhe iku nga lufta

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 21:33
Albin Kurti

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa thotë se Dardan Molliqaj dhe Frashër Kasniqi, që të dytë janë ata që i kanë sulmuar institucionet e vendit. Të njëjtit sipas tij, po marrin guximin edhe ta njollosin luftën e UÇK-së.

Beqa thekson se gjuha e tyre e urrejtjes ndaj luftëtarëve të lirisë nuk e njollos asnjëherë luftën çlirimtare.

“Dardan Mollotoviqi dhe terroristi Frashër Krasniqi, kjo dyshe që kanë udhëhequr sulmet terroriste ndaj institucioneve të shtetit, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës (shumica nga ta ish-pjesëtarë të UÇK-së), kanë marrë guximin të njollosin luftën çlirimtare dhe emblemën e UÇK-së”, shkruar Beqa.

Deputet i PDK-së më tej e ka akuzuar Albin Kurtin kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër se gjatë kohës së luftës e ka refuzuar uniformë e UÇK-së dhe ka ikur.

“Të mjerët veç zanin ia kanë dëgjuar luftës, ndërsa rrëfimet për UÇK-në i kanë marrë nga udhëheqësi i bandës së tyre kriminale, Albin Kurti, i cili kur ka qenë koha për të luftuar, e ka refuzuar uniformën e UÇK-së dhe ka ikur”, ka shkruar Beqa.

“Mollotoviq dhe ti terroristi i vogël i tij, për UÇK-në ju vetëm mund të vazhdoni të shpifni e ta urreni, por sa e doni ju atë dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare, e dinë të gjithë qytetarët e vendit tonë. Gjuha juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve të lirisë nuk e njollos asnjëherë luftën çlirimtare, ndërsa ju dy kryebanditët që keni orkestruar sulmet ndaj institucioneve shtetërore të krijuara me mund e gjak të luftëtarëve të lirisë, së shpejti do t’ju vijë fundi”, ka shkruar Beqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat