QKRMT dënon sulmin ndaj Sokol Zogajt

Aktuale

QKRMT dënon sulmin ndaj Sokol Zogajt

Nga: Bota sot Më: 16 gusht 2017 Në ora: 09:56
Sokol Zogaj

Sipas informacioneve nga media të ndryshme, sot rreth orës 07:00, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ShKK z. Sokol Zogaj është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur derisa po dilte nga banesa e tij në Prishtinë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve tëTorturës (QKRMT),  përmes një komunikate për media, dënon sulmin ndaj z. Sokol Zogaj dhe u bën thirrje organeve kompetente që sa më parë ta trajtojnë rastin dhe kryesit e sulmit të përgjegjen përpara organeve të drejtësisë.

QKRMT nga viti 2007 në mënyrë të rregullt monitoron respektimin e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese të Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat