Milaim Zeka sërish kundër PAN-it, ja mesazhi i tij për Enver Hoxhajn e PDK-së

Aktuale

Milaim Zeka sërish kundër PAN-it, ja mesazhi i tij për Enver Hoxhajn e PDK-së

Nga: Bota sot Më: 16 gusht 2017 Në ora: 10:26
MIlaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka, ka komentuar deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Parlamenti mblidhet kur të krijohen kushtet politike.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Kuvendi i Kosovës mund të zhbllokohet edhe pa ata që po e bllokojnë, përcjell Bota sot.

Ja postimi i plotë i Zekës:

Dy lajme me kane shoku sot

1. Lajmi qe Sami Kurteshi e paska qujte Isa Mustafen titist. Prite Isen kur t i thote Samise: Une titist, ti enverist. Milladin Popoviçin e kemi pas ndermjet.

2. Edhe lajmi i dyte, qe Enver Hoxha i PDK se tha: "Parlamenti mblidhet kur te krijohen kushtet politike"! E bash qekjo ashte kur dikush ta lyne me kos, per me ta hupe se çka te ka ba!!!

Parlamenti ka mundesi mu zhblloku edhe pa ata qe po e bllokojne, qofte andej, qofte kendej.

Ej, me falni, edhe lajmi se ajo ministresha e Shqiperise kish pas lyp hotel me 5 yje, midis Gjakoves. Kish pas lyp edhe xhakuzi, edhe mullar per gjimnastike, edhe diçka tjeter per mos me harru kurr Gjakoven, ama Astriti ka qellu ne Prishtine, edhe nuk ka mujte me akomodu qush ja ka dashte asaj ministres te "kultures"!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat