PAN e pranon: Nuk po e zhagisim pa nevojën seancën, kjo është arsyeja

Aktuale

PAN e pranon: Nuk po e zhagisim pa nevojën seancën, kjo është arsyeja

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:21
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Bilall Sherifi, e ka pranuar që koalicioni në të cilin ai bën pjesë nuk i ka numrat për ta votuar kryetarin e Kuvendit dhe për ta formuar qeverinë.

Në takimin konsultativ, Sherifi tha se koalicioni i tij do të jetë i gatshëm për t’i bërë propozimet e kërkuara më 24 gusht, ditën kur po kërkojnë që të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e cila ka nisur më 3 gusht.

A e dini çka është zhagitje? Zhagitje është kur një koalicion i ka numrat dhe nuk don të mbajë seancë. Kjo e jona nuk është zhagitje por është nevojë për kohë më shumë për t’i bërë numrat”, tha Sherifi.

“Nuk e kemi zhagitë me qëllim. Tash jemi gati, më 24 gusht do të jemi gati”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat