Çitaku e “shkatërron” Daçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Aktuale

Çitaku e “shkatërron” Daçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 17:40
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku

(E plotësuar) -  Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku mbajti fjalim në mbledhjen e sotme të Këshillit të sigurimit.

Fjalimin e saj të plotë mund të lexoni këtu:

“I nderuari Zotëri President, Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, I nderuar përfaqësues special i Sekretarit Gjeneral, Zonja dhe Zotërinj.

Jam e kënaqur që jam këtu dhe që iu shoh çdo tre muaj, por më lejoni t’ua rikujtoj pse jemi ne këtu. Me datën 10 Qershor të vitit 1999, rezoluta 1244 ishte adaptuar për qëllim që të zgjidhte situatën humanitare shumë të rëndë që mbizotëronte në Kosovë, dhe të garantonte kthim të sigurt të gjithë refugjatëve në shtëpitë e tyre, pas pasojave të një lufte të tmerrshme dhe një spastrimi etnik. Ju lutem tentoni dhe lexojeni përsëri UNSC 1244 (1999) vetëm për një moment, dhe ju do të humbisni teksa flasim për shtetin që më nuk ekziston – ish Jugosllavinë.

Përderisa UNMIK-u ishte vendosur për një periudhë prej 12 muajve, vazhdoi dhe jo as 12 vite, por edhe sot pas 18 viteve ne jemi këtu shkaku i kësaj rezolute – e cila meqë ra fjala nuk kërkon nga Sekretari Gjeneral të raportojë në Misionin e Përkohshëm të Administratës së Kombeve të Bashkuara çdo tre muaj. Prandaj le ta mbajmë këtë reale dhe le t’i sjellim fund UNMIK-ut. Kohërat kanë ndryshuar qysh nga viti 1999. Kosova sot është e lirë dhe një shtet sovran.

Nuk ka asnjë nevojë për UNMIK-un që të jetë i pranishëm, pasi nuk ka asnjë rol, asnjë funksion, përveç disa iniciativave të vetë-zbuluara, që po formohen për të justifikuar ekzistencën e tyre. Më shumë se 36.5 milionë dollarë shpenzohen çdo vit për të mbajtur një mision, mandati i të cilit ka marrë fund para 4 viteve. Imagjinojeni zonja dhe zotërinj, miliona refugjatë rreth e rreth botës, në numrin më të madh qysh nga Lufta e Dytë Botërore – 65 milionë prej tyre, jam e sigurt që milionat e UNMIK-ut mund të vendosen në përdorim më të drejtë.

Është e dhimbshme të harxhosh paratë e taksapaguesve për projekte të pamenduara dhe ripërtëritëse. Në vend që të zvogëlojnë buxhetin e UNMIK-ut dhe të rikthejnë fondet e pashpenzuara për misionet shumë të nevojshme të mbajtjes së paqes, UNMIK-u i investon në panele solare permanente, në një ndërtesë të marrë me qera.

Shtetet anëtare duhet të veprojnë në këtë që është përmendur shumë herë në këtë dhomë të respektuar, në zvogëlimin e misioneve në shumë nivele, dhe sjelljen e tyre drejt fundit. Për më tepër, në një kohë kur bota përballet me sfida dhe kriza serioze në të gjitha kontinentet, ne vijmë këtu dhe marrim kohën tuaj të çmuar, vetëm pse fqinji ynë verior insiston në një maskaradë. Muajin e kaluar liderët e Ballkanit perëndimor u takuan në Trieste për të diskutuar marrëdhëniet ekonomike mes shteteve tona. Tani, në takimet dhe forumet në Berlin, Kosova është një anëtar i barabartë.

Kur takohemi në Berlin, Vienë apo Paris, Serbia dhe Kosova ndajnë tavolinën e njëjtë si të barabartë, si dy shtete. Flamuri ynë duke qëndruar pranë flamurit të tyre nuk është problem për Serbinë. Pyetja është, pse ata insistojnë në këtë asimetri, në këtë format këtu? Pse kjo ndarje në gjysmë po tolerohet, kur është e çartë se po keqpërdorohet për të projektuar një imazh që nuk është i njëjtë me realitetin? Në fakt, a mund të supozoni çfarë do të ndodhte nesër po të mos mbahej takimi sot? Më lejoni të ju tregoj, asgjë nuk do të ndodhte. Unë e di këtë, kolegët e mi nga Beogradi e dinë këtë, të gjithë e dimë këtë.

Nuk e shoh këtë vetëm të panevojshme, por gjithashtu të papërgjegjshme nga ana jonë, të vijmë këtu dhe t’iu shqetësojmë me debate të panevojshme, në një kohë kur vëmendja kërkohet në sfida dhe probleme reale, ku Kombet e Bashkuara kanë një rol të rëndësishëm. Kosova në ndërkohë, me 11 Qershor mbajti për herë të tretë qysh prej pavarësisë zgjedhjet demokratike, dhe këto ishin zgjedhjet më të suksesshme, më konkurruese dhe më paqësore.

Dalja në zgjedhje ishte e lartë sidomos në komunitetin serb. Vëzhguesin ndërkombëtarë kanë vlerësuar se zgjedhjet parlamentare të Kosovës kanë përmbushur standardet ndërkombëtare, me përjashtim të Kosovës veriore, ku liderët lokalë serb përballeshin me presion e kërcënime, shpesh nga vetë shteti serb. Si në të gjithë proceset demokratike, ne jemi në fazën e krijimit të qeverisë, dhe teksa ne po flasim sot, seanca konstituive parlamentare po vazhdon takimin për të mbërritur kuorumin që të zgjedhë organizmin dhe parlamentin e shtetit. Pavarësisht nga dallimet dhe mospajtimet, të gjitha partitë politikë në Kosovë ndajnë qëllimin e njëjtë, atë të integrimeve Euro-Atlantike, në këtë mund të jeni të sigurt.

Teksa rrugët tona drejtë Bashkimit Evropian janë mbyllur me hyrjen në fuqi të SAA, tani ne jemi të fokusuar më shumë se kurrë në nisjen e një procesi për Partneritet dhe Paqe me Nato-n. Në këtë kontekst institucionet kosovare kanë punuar shumë, së bashku me partnerët tanë për të përmbyllur procesin e transformimit të Forcave të Sigurisë, në Forca të Armatosura.

Ne për një kohë shumë të gjatë kemi qenë konsumatorë të sigurisë, ne besojmë që është koha jonë për të përmbushur detyrën tonë prej sovrani dhe të themelojmë forcat tona të armatosura, por gjithashtu të kontribuojmë edhe në infrastrukturën regjionale dhe ndërkombëtare të sigurisë. Sfidat me të cilat përballemi sot janë të pakufishme, dhe ato kërkojnë që ne të punojmë së bashku, krah për krah. Kosova nuk mund të lejojë të jetë një vëzhgues i qetë, ne dëshirojmë të jemi pjesëmarrës dhe kontribuues aktivë. Ne i jemi falënderues Zëvëndës-Presidentit Pence për deklaratën e tij para dy javëve në Podgoricë, në samitin e Kartës së Adriatikut, ku ai shumë qartë e artikuloi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësim në këtë organizatë. Ne do të bëjmë gjithçka nga ana jonë që t’i bindim qytetarët serb të Kosovës se ushtria e Kosovës është edhe ushtri e tyre, dhe nuk ka asgjë se pse të frikësohen. Është kënaqësia ime tu informoj se kemi filluar të korrim frytet e përpjekjeve tona.

Muajin e kaluar me datë 7 Korrik, Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar ceremoninë për diplomimin e 61 kadetëve të rinj, 58 serbë të Kosovës dhe 3 Malazezë të Kosovës. Sot ata janë anëtarë aktiv të FSK-së, duke shërbyer në të gjitha njësitë e FSK-së. Përderisa ne do të flasim me banorët tonë serb duke iu drejtuar të gjitha shqetësimeve të tyre, ne nuk do të lejojmë askënd ta ketë fuqinë e veto-s mbi këtë proces.

Gjatë muajve të kaluar, ne jemi përballur me një qëndrim shumë agresiv dhe jokonstruktiv të fqinjëve tonë nga veriu. Në vend që të normalizojnë lidhjet, Serbia ka krijuar pengesa të panevojshme në forume të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Mos të përmendim shkeljen mbi implementimin e marrëveshjes së Brukselit, disa prej të cilave janë bllokuar tërësisht, si në energji, drejtësi dhe njohjen e diplomave. Të tjera janë penguar në faza të ndryshme të implementimin si marrëveshja mbi kadastër, mbrojtja civile, revitalizimi i urës në Mitrovicë, revitalizimi i rrugës kryesore në Mitrovicën e Veriut, çmontimin e plotë të strukturave paralele që janë në Kosovë e të tjera. Sabotimet vazhdojnë, dhe gjëja që brengos më së shumti është dualizmi i Serbisë në implementim, teksa vazhdon të pretendojë se po implementon marrëveshjen, dhe vazhdon të përkrahë strukturat paralele në Kosovë, duke përfshirë edhe komunat ilegale në veri dhe pjesë tjera të Kosovës.

Ne gjithmonë flasim për normalizimin, por normalizimi nuk mund të jetë i njëanshëm. Normalizimi dhe pajtimi nuk mund të arrihen duke harxhuar të vërtetën dhe drejtësinë.

Një nga veprimet e fundit të turpshme të Serbisë ishte ndalimi i vizitës së ish-presidentes Atifete Jahjaga në Beograd për të qenë pjesë e një ngjarje, që kishte për qëllim që t’i jepte shtytje dialogut mes dy shteteve. Zonja Jahjaga do të ishte pjesëmarrëse e një promovimi të librit, që përmban dëshmi nga gra të torturuara dhe dhunuara gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Pranimi i së vërtetës për krimet e luftës në Kosovë është mënyra e vetme se si dy shoqëritë mund të lëvizin para. Pasi presidentja Jahjaga nuk kishte mundur të lexonte fjalimin e saj në Beograd, unë dua ta lexoj një pjesë të tij këtu: “Historitë e prezantuara në libër nuk janë vetëm histori torture dhe abuzimi, ato janë histori të një torture më mizore. Këto janë histori se si dhunimi është përdorur si vegël e luftës, këto janë histori të një vërtete që tentohet të fshihet e të groposet.

Ndër vite, unë kam takuar me qindra të mbijetuar të sulmeve seksuale gjatë luftës, në pjesë të ndryshme të vendit tim. Me kujdes e durim, kam dëgjuar të gjitha historitë e tyre, kam qarë me ata që kanë pasur nevojë të qaj me ta, dhe kam qëndruar e fortë për ata që kanë pasur nevojë të jem e fortë. Kam dëgjuar histori për një femër nga regjioni i Drenicës e cila ishte dhunuar nga shumë persona të paramilitarëve serb për 6 muaj të tërë.

Kam folur me një grua në Gjakovë trupi i të cilës ishte gjymtuar gjatë kohës që ajo ishte dhunuar. Së fundmi kam takuar një fëmijë të një të dhunuare nga lufta, e cila ka vdekur pa pranuar drejtësinë që ka shpresuar për shumë e shumë vite. Vërtet shpresoj që ta lexoni këtë libër, ndajeni me shokët dhe familjen, kërkoni nga qeveria juaj të dënojë keqbërësit, dhe thërritni për pajtim me fqinjët tuaj. Nuk duhet të lejojmë askënd të na mbajë peng të së kaluarës.

Viktimat e këtyre krimeve nuk do të mund të gjejnë paqe përveç nëse kriminelët që i kanë bërë ato sillen para drejtësisë. Ky është një parakusht për një paqe të gjatë, marrëdhënia të mira fqinjësore dhe të ardhme të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme. E ardhmja e vendeve tona qëndron në duar tona, le të jetë një e ardhme e pajtimit dhe paqes” Zonja dhe zotërinj Në dy ditët e fundit një debat i ri ka nisur në Serbi, një nisur nga presidenti serb duke kërkuar një “marrëveshje historike” mes Serbisë dhe Kosovës, duke thirrur për një kompromis.

Propozimi i Ahtisarit ishte një kompromis i vështirë dhe i dhimbshëm, tani befasisht kompromisi është bërë situata jonë? Kjo nuk do të qëndrojë. Duke rishikuar idetë për zgjidhje përreth vijave etnike është e rrezikshme për tërë rajonin. Nëse refuzojmë multi-kulturizimin dhe diversitetin etnik mes dy shteteve tona, midis dy kufijve tonë, atëherë si mendojmë ne të ekzistojmë së bashku me Bashkimin Evropian, në një botë të pavarur dhe të lidhur. Më lejoni t’ua them qartë dhe me zë të lartë, Kosova nuk është projekt i përkoshëm, Kosova është këtu të qëndrojë përgjithmonë. Normalizimi dhe pajtimi nuk mund të arrihen përmes ndarjes dhe nënshtrimit.

Zonja dhe zotërinj Ky debat nuk mjafton për të treguar si është Kosova sot, Kosova është një vend në zhvillim ku të rinjtë tonë dallohen në fusha të ndryshme çdo ditë. Muajin e kaluar gjashtë nga të rinjtë tonë, tre vajza dhe tre djem ndërtuan veturën e parë elektrike evropiane në Gjakovë, Ky shembull i jashtëzakonshëm i talentit nuk na bën vetëm ne krenarë për të rinjtë që kemi, por ata përmes zbulimeve të tyre po edukojnë pjesën tjetër për një ndërgjegjësim për të përdorur veturat elektrike dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit dhe zhurmën e trafikut.

“E ardhmja nuk është e shurdhër” për kosovarët, ashtu sugjeron edhe ngjarja më e madhe kulturore, Dokufest.

Dokufest morri pjesë javën e kaluar në vendin e bukur të Prizrenit. Kosova nuk ka shkollë filmi, por është nikoqire e një nga festivaleve më të mira të Dokumentarit dhe Filmit në botë. Kjo është prova më e mirë për të treguar potencialin që po rritet çdo vit, duke sjellë njerëzit së bashku, duke punuar jo vetëm me producentët dhe artistët më të mirë nga rajoni, por edhe nga e gjithë bota – duke sjellë Kosovën aty ku i takon. Ju faleminderit”

Çitaku Daçiqit: Jemi krenar që ne nuk kemi pasardhës të Millosheviqit

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, duke thënë se Kosova është krenare me historinë e liderëve të saj, për dallim nga Serbia e cila në historinë e saj do të mbahet mend me Sllobodan Millosheviqin dhe Vojislav Sheshelin si kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

“Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviqit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë. Ky nuk është vendi për të diskutuar se kush ka qenë i pari në Ballkan dhe kush ka ardhur në Ballkan, dhe se për gjëra të tilla historianët mund të pajtohen ose jo”, është shprehur Çitaku.

Ajo ia ka bërë me dije shefit të diplomacisë serbe se Kosova para shpalljes së  pavarësinë, ka pasur popullatën e vet dhe kufijtë e përcaktuar, dhe se nuk ka pasur lëvizje secesioniste, por shpallja e pavarësisë së Kosovës është një zgjidhje konsensuale pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Çitaku ka thënë se ka pasur një propozim nga ish-presidenti Martti Ahtisari për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ligjshmëria e së cilës është konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, gjë e cila është bërë me vetë kërkesën e Serbisë.

Për më tepër, ambasadorja Çitaku ka thënë se Kosova nuk është vend i përsosur, pasi ka shumë punë për të bërë në sundimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët e saj.

“Këto janë sfida që i gjen kudo në shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kosova nuk është as në 30 vendet e para sa i përket azilkërkuesve, derisa Serbia është më përpara në listë. Vizitojeni Kosovën dhe do ta shihni me sytë e juaj se çfarë është Kosova”, ka porositur ajo.

Britania e Madhe: Nuk ka nevojë për raporte tremujore për Kosovën

Ambasadori i Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkuara, Mathew Rycroft, ka mbështetur kërkesën e SHBA-ve dhe Kosovës që misioni i OKB-së në Kosovë gradualisht t’i japë fund punës së tij, duke thënë se buxheti i rritur i UNMIK-ut nuk i përgjigjet gjendjes në terren.

Ai gjatë diskutimit në seancën e rregullt të KS të OKB-së për raportin e gjendjes tremujore në Kosovë, tha se nuk ka nevojë për raporte tremujore në Nju Jork, pasi që dialogu politik zhvillohet në Bruksel.

Reduktimin e angazhimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kanë mbështetur edhe përfaqësuesit e Francës dhe Japonisë.

Kina kërkon vazhdimin e punës së UNMIK-ut në Kosovë

Njeriu i dytë i misionit kinez pranë Kombeve të Bashkuara, Vu Haitao, ka kundërshtuar iniciativën për reduktimin ose përfundimin e punës së misionit UNMIK në Kosovë.

Ai gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, në seancën e KS të OKB-së për raportin më të ri mbi zhvillimet në Kosovë, ka kundërshtuar kërkesat për dhënien fund të misionit ndërkombëtar, duke thënë se ai duhet të vazhdojë punën.

Kosova dhe SHBA kanë përsëritur edhe në këtë seancë kërkesën për reduktimin e UNMIK-ut, ose dhënien fund të punës së këtij misioni, pasi që është i panevojshëm, duke u nisur nga fakti se Kosova tashmë është shtet i pavarur.

SHBA: Kosova të formojë sa më shpejt Qeverinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë sot zëvendës ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara Michele Sison.

Gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku është prezantuar raporti më i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, zëvendës ambasadorja amerikane tha se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multi-etnike.

Ajo ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muaj.

***

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku deklaroi sot se Prishtina do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërsa tërhoqi vërejtjen se normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin nuk mund të jetë i njëanshëm, pasi që Serbia ka treguar qëndrim jo konstruktiv duke shkaktuar pengesa.

“Kosova do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, por gjatë muajve të kaluar jemi përballur me qëndrim jo konstruktiv nga fqinji verior. Serbia ka krijuar pengesa në forumet rajonale dhe ndërkombëtare. Kur flasim për normalizimin e marrëdhënieve, ajo nuk mund të jetë e njëanshme”, ka thënë Çitaku në seancën e KS të OKB-së në Nju Jork.

Çitaku: Serbia u kërkoi serbëve që ta refuzojnë regjistrimin e popullsisë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka deklaruar se Qeveria e Serbisë ka bërë thirrje, madje edhe fushatë që serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në regjistrim të popullsisë.

Ajo në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se është e vërtet që disa serb pas luftës kanë ikur pasluftës në Kosovë, siç kanë ikur nga Kroacia dhe vendet tjera ku kishte luftë, por nuk është reale të flitet për ikjen e serbëve me numra, duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë serbe, kjo pasi Qeveria e Serbisë i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrim të popullsisë.

“Numrat e votimit të serbëve në Kosovë dhe regjistrimi i serbëve në vendin tonë nuk përputhën”, ka thënë ajo.

UÇK nuk është terroriste, UNMIK-u të largohet nga Kosova

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë seancës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kërkoi nga OKB që t’i japë fund UNMIK-ut dhe t’i përqendrojë resurset e këtij misioni në vatra tjera krizash nëpër botë.

“Më 10 qershor 1999 Rezoluta 1244 u miratua ta zgjidhë gjendjen e rëndë humanitare në Kosovë dhe për ta mundësuar kthimin e refugjatëve shqiptarë të larguar me forcë nga forcat serbe”, tha Çitaku, duke kërkuar që UNMIK tani ta përfundojë misionin e vet në Kosovë meqë situata në vend, që nga atëherë, sipas saj, ka ndryshuar.

“UNMIK nuk ka ndonjë rol përveç ndonjë iniciative të vetëshpikur për ta arsyetuar qëndrimin e vet në Kosovë”, shtoi ajo.

Ajo ia ka bërë të ditur edhe një herë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran.

Sipas saj, kjo është një histori e shkruar dhe ajo që ka bërë Serbia është parë para syve të gjithë botës dhe se çdo përpjekje për ndryshimin e kësaj historie do të dështojë.

Çitaku i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është terroriste, por është ushtria më e suksesshme në histori.

“Lufta në Kosovë ka ndodhë para syve të botës, para syve të kësaj ode këtu dhe mu për këtë bota ka vendos të veprojë. Dhe çdo përpjekke për të rishkruar historinë do të dështoj. UÇK nuk është organizatë terroriste. Është lëvizja më e suksesshme në historinë. Sami Lushtaku e Ramush Haradinaj nuk kanë shkuar në Beograd për të luftuar. Ata kanë luftuar para derës së shtëpisë së tyre, në shtëpinë e tyre për të mbrojtur popullin e vet.  Serbia duhet të përballet për të takuar jo vetëm për Kosovën, sepse e dini tashmë Kosova është e pavarur dhe kjo nuk mund të ndërroj. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj për hirë të fëmijëve të saj. Mohimi i Kosovës si shtet, sepse jam shqiptar e jo kosovar, kjo nuk çon peshë. Këtë e kam dëgjuar shumë herë. Tash pse unë jam shqiptare, a i bie që unë të shkoj në Shqipëri. Kosova është e tërë gjithëve. Askush nuk mund të më thotë se pasi që jam shqiptare nuk mund të jetoj aty. Ne kemi jetuar me shekuj aty….. pavarësia e Kosovës e shpallur në shkurt të vitit 2008 është kompromis”, ka thënë ndër të tjerash Çitaku.

Ambasadorja Çitaku ka akuzuar Beogradin për obstruksion ndaj marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel dhe ka përkujtuar se ish-presidentes s

Ndërsa Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin,  theksoi sot para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se tremujori i fundit ka qenë i dominuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe negociatat pasuese për krijimin e një qeverie të re.

Daçiq kërkon gjetjen e zgjidhjes afatgjate për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se në Kosovë “ekziston një paqëndrueshmëri e madhe politike” dhe se nuk ka përparim për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai në fjalimin e tij me rastin e prezantimit të raportit të rregullt për Kosovën, ka thënë se drejtësia në Kosovë “nuk është në gjendje ose nuk dëshiron” që të procedojë kryerësit e krimeve mbi serbët.

Duke folur rreth formimit të komunave me shumicë serbe, shefi i diplomacisë serbe theksoi se marrëveshja është nënshkruar para katër vitesh dhe ende nuk është duke u zbatuar.

“Nuk ka përparim për formimin e bashkësive të komunave serbe dhe drejtësisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Beogradi zyrtar do të përmbushë të gjitha kriteret e parapara me marrëveshjen e Brukselit lidhur me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Gjithmonë mund të gjejmë arsye për shtyrje. Serbia do të përmbushë gjithë atë që është paraparë me marrëveshjen e Brukselit”, është shprehur ai.

Daçiq ka kritikuar ashpër mos zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe lirimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai po ashtu ka kritikuar raportin e UNMIK-ut, duke theksuar se ka lënë anash pjesën, e cila “ka të bëjë me presionet mbi serbët gjatë procesit zgjedhor”.

Daçiq ka thënë se në Kosovë janë kthyer 1,9 për qind e serbëve dhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut ka kërkuar që të dhënat për personat e zhvendosur të kthehen në raporte për Kosovën.

Për më tepër, kreu i diplomacisë serbe theksoi se Beogradi zyrtar dëshiron një zgjidhje afatgjate për “problemin e Kosovës”.

“Zgjidhja e pranueshme e dyanshme duhet të marrë parasysh të drejtat dhe interesat e serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, në raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, vlerësoi se dialogu Prishtinë-Beograd po has në vështirësi, duke potencuar se ende nuk ka arritje të mjaftueshme, përfshirë edhe formimi e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Guteresh ka ftuar të dyja palët që të rinisin sa më parë dialogun, si mjet i vetëm për çuarjen përpara të proceseve.

Raporti për Kosovën përfshin periudhën prej datës 16 prill deri më 15 korrik të këtij viti.

Shefi i UNMIK-ut kërkon nga Kosova që të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi

Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, theksoi sot para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se tremujori i fundit ka qenë i dominuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe negociatat pasuese për krijimin e një qeverie të re.

Në raportimin e tij të rregullt për Kosovën, Tanin u shpreh se vakuumi i institucioneve funksionale ka sfiduar përparimin në prioritetet qeverisëse dhe shtoi se “gjatë kësaj periudhe u humbën mundësi të rëndësishme ekonomike dhe sociale”. Ai po ashtu theksoi se zgjedhjet “në përgjithësi ishin të lira, të drejta dhe garuese, përkundër kohës së shkurtër të përgatitjeve dhe fushatës”. Tha se u shqua zëri i shumë votuesve më të rinj, për të cilët shqetësim dominues ishin mundësitë ekonomike, zvogëlimi i korrupsionit dhe fuqizimi i sundimit të ligjit.

Duke folur për iniciativën e propozuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, për një dialog të brendshëm mbi Kosovën, Tanin nënvizoi se “ndjekja e kompromiseve të drejta, dhe shpesh të vështira e të dhimbshme, kërkon udhëheqje të fuqishme nga të gjitha palët”. 

Ai theksoi se pajtimi politik duhet po ashtu të përcillet nga pajtimi shoqëror.

Tanin theksoi përpjekjet e UNMIK-ut për të mbështetur avancimin e raporteve në mes të bashkësive në terren. Në lidhje me këtë, ai theksoi tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Gjenevë, në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë për të Drejta të Njeriut, për ta kthyer vëmendjen tek shumë raste të pazgjidhura të personave të pagjetur në Kosovë.

“Iniciativa të tjera të udhëhequra nga OKB-ja për të forcuar marrëdhëniet në shoqëri përfshijnë Asamblenë e Parë të të Rinjve të Kosovës, ku morën pjesë mbi 140 liderë të rinj – 60 për qind prej të cilëve ishin vajza – që përfaqësonin të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë”, tha Tanin.

Pas tre muajsh të fushatës elektorale dhe pasigurisë paszgjedhore, Tanin nënvizoi rëndësinë që Kosova të ecën përpara me seriozitet dhe përgjegjësi, dhe që bashkësia ndërkombëtare të bashkëpunojë për të siguruar mbështetje të vazhdueshme thelbësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat