Çitaku Daçiçit: Nëse jam shqiptare a po kërkoni të shkoj në Shqipëri?

Aktuale

Çitaku Daçiçit: Nëse jam shqiptare a po kërkoni të shkoj në Shqipëri?

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 17:44
Ivica Dacic dhe Vlora Çitaku

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic në mbledhjen e OKB-së ku po diskutohet raporti tremujor për Kosovën, ku po merr pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka thënë ambasadores së nuk është kosovare, pasi nuk ekziston kombi kosovar.

Menjëherë pas kësaj ambasadorja Çitaku ia ktheu Daçiçit, duke i thënë se Kosova është shtet që i përket të gjithë shqiptarëve të saj.

“Sipas jush,nëse jam shqiptare, a po kërkoni të shkojë në Shqipëri? Askush nuk mund të më thotë se pasi qenkam shqiptare nuk mund të jetoj në Kosovë. Kosovaështë shtet që i përket të gjithë shqiptarëve”, i ka thënë Çitaku zëvendëskryeministrit serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat