SHBA mesazh Kosovës: Formoni sa më shpejt Qeverinë

Aktuale

SHBA mesazh Kosovës: Formoni sa më shpejt Qeverinë

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 18:02
Ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara Michele Sison

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë sot zëvendës ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara Michele Sison.

Gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku është prezantuar raporti më i ri tremujor për zhvillimet në Kosovë, zëvendës ambasadorja amerikane tha se Kosova duhet të bëjë hapa drejt ndërtimit të një shoqërie multi-etnike.

Ajo ka kërkuar zvogëlimin gradual të UNMIK-ut në Kosovë dhe në fund përfundimin e mandatit të këtij misioni, si dhe që raportet e Këshillit të Sigurimit nga tre muaj sa janë aktualisht të mbahen çdo gjashtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat