Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Zogajt

Aktuale

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Zogajt

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 18:15
Sokol Zogaj

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media dënon sulmin ndaj drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj dhe njëherësh konsideron se ky akt i rëndë i kryer është sulm edhe ndaj institucioneve të vendit.

Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij.

Duke i uruar Zogaj shërim sa më të shpejt, Qeveria e Kosovës, fton bartësit e detyrave të rëndësishme shtetërore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin për mbarëvajtjen e proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukurive negative dhe kryerësve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat