Thaçi: Sulmi ndaj Sokol Zogajt është i papranueshëm

Aktuale

Thaçi: Sulmi ndaj Sokol Zogajt është i papranueshëm

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 20:02
Hashim Thaçi

Pas Qeverisë së Kosovës, sulmin ndaj drejtorit të burgjeve, Sokol Zogajt, e ka dënuar edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se sulmi ndaj Zogajt është i papranueshëm dhe i drejtuar kundër shtetit.

“Sulmi ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, është i papranueshëm, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës dhe përpjekjeve tona për forcimin e sundimit të ligjit. Ftoj policinë e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë që të ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të gjejnë autorët e këtij krimi. Drejtorit Zogaj i uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat