Nënkryetari i AKR-së, Bahtiri: Qeveria do të formohet shumë shpejt

Aktuale

Nënkryetari i AKR-së, Bahtiri: Qeveria do të formohet shumë shpejt

Nga: B.S Më: 16 gusht 2017 Në ora: 21:36
Agim Bahtiri dhe Behgjet Pacolli

Agim Bahtiri, nënkryetar i AKR-së, njëherit edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, përmes një postimi ën facebook, ka shprehur bindjen se qeveria do të formohet shumë shpejtë.

“Kosova po kalon nëpër procese shumë të rëndësishme, ku vetëm javët e fundit kemi humbur dhjetra miliona euro nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur, duke mbetur Kosova vendi më i izoluar në Evropë. Kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme. Prandaj nuk kemi kohë për të humbur dhe besoj se Qeveria do të formohet shumë shpejt”, ka shkruar Bahtiri, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat