“Nëse Teuta Rugova e voton PAN-in, duhet shikuar nëse ajo e meriton të jetë pjesë e LDK-së”

Aktuale

“Nëse Teuta Rugova e voton PAN-in, duhet shikuar nëse ajo e meriton të jetë pjesë e LDK-së”

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 00:02
Teuta Rugova

Driton Selmanaj, deputet i zgjedhur nga koalicioni LAA, në Interaktiv ka thënë se nuk e di nëse deputetja Teuta Rugova do të votojë për PAN-in.

“Sa i përket prejardhjes së saj, familjes së saj, nuk do të doja që ajo të votonte PAN-in. Por, megjithatë, është vendim i saj, i familjes së saj. Por, nëse ajo mendon se duhet, ne si Grup Parlamentar duhet të shohim se a e meriton një deputet me qëndrime të kundërta të jetë pjesë e GP-së. Duhet të shohim nëse Statusi i partisë e parasheh largimin nga partia të një deputeti me qëndrime krejtësisht të kundërta me grupin politik”, thotë ai.

“Unë, nëse do të vendosja për një vendim të tillë, nuk do të rrija në atë grup parlamentar”, u shpreh Selmanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat