19 vjet nga rënia e dëshmorit Cen Dugolli

Aktuale

19 vjet nga rënia e dëshmorit Cen Dugolli

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 06:56
Homazhe per deshmorin, Cen Dugolli

Sot bëhen 19 vjet që nga rënia e dëshmorit të UÇK-së, Cen Dugolli.

Dugolli, ishte njëri ndër veprimtarët e parë të rezistencës i cili u vra më 17 gusht të vitit 1998 nga forcat serbe në burg.

Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serb por asnjëherë nuk u dorëzua e nuk tregoi për veprimet çlirimtare që po përgatisnin shokët në ilegalitet. Sot në përvjetorin e tij të 17 të vrasjes familjarë , miq e bashkëluftëtarë e përkujtuan me disa homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Bashkëshortja dhe fëmijët për disa vite me radhë jetojnë në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat