Mustafa: Daçiqi një politikan që shpesh i ndodhë t’i ndalet ora në kohën e Millosheviqit

Aktuale

Mustafa: Daçiqi një politikan që shpesh i ndodhë t’i ndalet ora në kohën e Millosheviqit

Nga: Bota sot Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:11
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuar dje ka mbajtur diskutimin e radhës dhe të fundit për vitin 2017, për Kosovën në të cilën janë takuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, që kanë paraqitur pikëpamje shumë të ndryshme për gjendjen në Kosovë, duke nxjerrë kështu me në pah edhe një herë se marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë të vështira.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u përqendrua tek gjendja e sigurisë e serbëve dhe pakicave të tjera joshqiptare në Kosovë, duke thënë se kushtet e sigurisë për ta janë shqetësuese dhe të drejtat e tyre shkelen ne mënyrë konstante. Ai e portretizoi gjendjen si mungesë vullneti dhe dobësi në qeverisje, duke përmendur edhe situatën e brishtë politike në Kosovë. 

Edhe pse ndaj deklaratës së Daçiqit ishte replika e menjëhershme e ambasadores nga Kosova, Vlora Çitaku, ndaj deklaratës së Daçiqit kanë reaguar edhe zyrtarë tjerë nga Kosova.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka shkruar se politikanët serbë vajtojnë “gjoja” për pronat e Serbisë në Kosovë, mirëpo këtë e përdorin për konsum të brendshëm.

Mustafa, përmes një statusi në Facebook ka treguar se Serbia në sistemin legal të ish- Federatës Jugosllave nuk ka pasur ingerencë lidhur me pronën në Kosovë.

“ Daciqi një poltikan që shpesh i ndodhë t’i ndalet ora në kohën e Millosheviqit . Politikanët  serbë, sidomos ata me një trashigimi e provinience millosheviqiane vajtojnë gjoja për pronat e Serbisë  në  Kosovë. Ata këtë e përdorin shpesh si blof por nganjëherë edhe për konsum të brendshëm. Serbia në sistemin legal të ish Federates Jugosllave nuk ka pasur asnjë ingerence lidhur me pronën  shoqërore në Kosovë. Daçiq thirret në ligjet e kohës së Millosheviq, kur Kosova u okupua , ndërmarrjet u vune në administrim të dhunshëm dhe për të krijuar një pretekst pronësie u krijua një Fond fantom zhvillimor i cili mori falas ( sic) aksionet e kompanive kosovare. Por e gjithë kjo është shpallur jolegale me vendim të admnistratës së Kombeve të Bashkuara dhe është anuluar. Ngjarjet në atë kohë janë të njohura, janë  të njohura edhe pasojat e tyre dhe gjithçka është e qartë lidhur me atë kohë aparthejdi me elemente gjenocidi e etnocidi, por nuk është  e qartë  se si një politikan që gjoja mëton të ndërtojë një mirëkuptim më të madh midis serbëve dhe shqiptarëve të thirret në ligje që shënuan epokën e turpshme millosheviqiane” ka shkruar Mustafa.

Ai kërkon që Serbia t’i kompenzojë dëmet në Kosovë.

“Në fakt e vërteta është rejt tjetër: Serbia duhet të kompensojë dëmet e shkaktuara në Kosovë që  tejkalojnë  20 miliardë  dollarë , e të cilat  i janë argumentuar në bisedimet e Vienes me 2006!” ka përfunduar Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat