Valdete Bajrami tregon a e mbështet Haradinajn

Aktuale

Valdete Bajrami tregon a e mbështet Haradinajn

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 09:58
Valdete Bajrami

Anëtarja e kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami është shprehur e gatshme të jetë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Bajrami e cila në legjislaturën e fundit ka qenë shefe e grupit parlamentar të Nismës, nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 qershorit si kandidate e koalicionit PAN.

Ndonëse koalicioni PAN synon që qeverinë ta formojë gjatë javës që vjen, ende nuk kanë bërë publike ndarjen e posteve ministrore.

Madje nëse do të jetë pjesë e Qeverisë Haradinaj nuk e di as Bajrami. Por ajo në një deklaratë ka thënë se do të pranonte çdo vendim që do ta merrte partia e saj.

“Unë nuk mund të them asgjë për momentin por unë do e respektoj çdo vendim që do e marr kryesia e Nismës për këtë çështje”, ka thënë Bajrami kur është pyetur nëse do të jetë pjesë e qeverisë.

Zyrtarë të koalicionit PAN ka thënë se gjatë javës së ardhshme do t’i finalizojnë edhe ndarjet e posteve ministrore. Ajo çfarë dihet për ndarjen e posteve nga marrëveshje e koalicionit parazgjedhor është se PDK-së i takon posti i kryetarit të Kuvendit, AAK-së i kryeministrit dhe Nismës i zëvendëskryeministrit.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 24 gusht, ku pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, PAN ka thënë se shumë shpejtë do ta formojnë edhe Qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat