Qehaja: Kosova, viktimë e Palestinës në INTERPOL

Aktuale

Qehaja: Kosova, viktimë e Palestinës në INTERPOL

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:14
Florian Qehaja

Analisti për çështje të sigurisë, Florian Qehaja ka deklaruar se gjasat që sivjet Kosova të anëtarëshet në INTERPOL janë minimale dhe për çdo manipulim në këtë drejtim duhet dhënë llogari.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook”, ka dhënë edhe arsyen, duke thënë se shtetet të cilat përkrahin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL janë kundër Palestinës, e cila ka rastisur që të jetë në agjendën e njëjtë për votim me Kosovën.

“Përderisa Kosova gjendet në një listë të votimit me Palestinën mundësitë për përkrahje janë minimale dhe këtë duhet thënë troç. Tani se a do të kemi gjasa sikur nuk do të ishim në një listë bashkë apo edhe vitin tjetër, mund të ju them se përkrahja ndërkombëtare është shumë e fuqishme dhe shumë më e vendosur se sa në UNESCO. As Rusia dhe as Serbia nuk do të mund ta ndal anëtarësimin e Kosovës sepse argumentet profesionale janë në favor absolut të bashkëpunimit të sigurisë në një botë ku sfidat globale të sigurisë janë asimetrike dhe tejet komplekse. Pra t’i ulim pritjet dhe thjesht të vlerësojmë në mënyrë objektive”, ka shkruar Qehaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat