Limaj: Javën tjetër formohen institucionet të Kosovës

Aktuale

Limaj: Javën tjetër formohen institucionet të Kosovës

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 16:12
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është shprehur optimist se Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës do të formohen së shpejti.

Ai në një konferencë për media me rastin e aderimit të ish-deputetit të PDK-së, Shkuri Buja, ka thënë se Nisma ka dallime partiake nga subjektet e tjera, por se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për interesa nacionale.

Limaj: Javën tjetër Kosova do të ketë Kuvendin dhe Qeverinë

“Konstituimi i Parlamentit nuk është reflektim shumicë. Është çështje procedurale. Angazhimi për të krijuar shumica brenda parlamentit vjen në shprehje kur bëhet fjalë për ndërtimin e Qeverisë. Unë jam optimist që deri në fund të javës që vjen Kosova ta ketë edhe Kuvendin edhe Qeverinë”, tha Limaj.

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 24 gusht me kërkesën e koalicionit PAN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat