“Nuk ka ngërç politik, vetëm vazhdim të luftës përmes barrikadimit”

Aktuale

“Nuk ka ngërç politik, vetëm vazhdim të luftës përmes barrikadimit”

Nga: B.S Më: 17 gusht 2017 Në ora: 16:21
Kuvendi i Kosovës, foto arkiv

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk ka ngërç politik por vetëm vazhdim të luftës me mjete të tjera, sipas tij përmes barrikadimit në pozicione të ngurta, përcjell Bota sot.

Po ashtu, ai thotë se partitë po mundohen të përfitojnë në këtë situatë.

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka ngërq politik, ka vetëm vazhdim të luftës me mjete të tjëra- në këtë rast përmes barrikadimit gjoja në pozicione të ngurta. 
Secili subjekt politik po synon të përfitojë në mënyrën e vet në situatën që e kanë krijuar mu ata. 
PDK– e zënë në befasi nga rezultati i zgjedhjeve po synon që gjithsesi të mbetet në pushtet për të mbyllur vrimat që i ka hapur për mbi 10 vjet në qeverisje. 
LVV e ekzaltuar nga rezultati i zgjedhjeve të fundit, dhe pa ndonjë interes për pushtet tani për tani, po synon që këtë inercion ta shtyjë deri në zgjedhjet lokale, me synimin që të fitojë edhe disa komuna. 
LDK si zakonisht po vazhdon të përsëris se është parti institucionale po pa ide të qartë se ka po shkon.

E partitë e vogla që janë futur në gjirin e partive të mëdha po presin nga po ju del pazari më mirë.

(Ndërkohë baca Adem po mundohet sinqerisht të na nxjerr nga ngërqi )

“Në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht. Nëse ndodh diçka, dijeni se dikush e ka planifikuar.”

Thënie nga FDR./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat