Delawie: Këto duhet të jenë prioritet e Kosovës

Aktuale

Delawie: Këto duhet të jenë prioritet e Kosovës

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:04
Greg Delawie

(E plotësuar) - Greg Delawie, ambasadori amerikan në Kosovë lidhur me krizën politike që po mbretëron në vend, në një intervistë të dhënë ka deklaruar se prioriteti në tërë këtë ngjarje është sundimi i ligjit.

“Mendoj se prioriteti kryesore është reforma e sundimit të ligjit. Mendoj se mungesa e kësaj po e mban Kosovën në këtë gjendje po ashtu edhe në aspeketin ekonomik. Pra mendoj se kjo është reforma kryesore për mua. Po ashtu edhe të tjerat janë të rëndësishme”, ka thënë Delawie.

Ndërkohë çështje tjetër me rëndësi sipas ambasadorit është edhe edukimi.

“Të gjtha këto çështje janë tepër të rëndësishme, duhet të shkojnë në zyrë dhe të punojnë për këto çështje. Mendoj se jo vetëm që po folim për politikanët, që ata caktohen në pozita të larta..mendoj se të gjithë zyrtarët e lartë, që janë të zgjedhur apo të caktuar të kenë ekspertiz në fushën që punojnë. Në këtë mënyrë mund ta bëjnë punë më të mirë për intersat e qytetarëve të Kosovës.

Delawie me deklaratë të fuqishme: Deputetët mos të fjalosen kot, por të shkojnë në punë

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka dhënë mesazhe të qarta në një intervistë për Info Magazine.

Delawie, u ka përkujtuar deputetëve që janë shërbëtorë publikë, duke iu referuar bojkotit të seancës konstituive nga ana e koalicionit PAN.

Sipas ambasadorit, deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë kot në Prishtinë dhe të mos dalin fare në punë.

“Më duhet t’ua përkujtoj deputetëve, të gjithëve, se janë shërbëtorë publikë. Janë zgjedhur të gjejnë zgjidhje për qytetarët e Kosovës. Nuk janë zgjedhur që të rrinë në Prishtinë dhe të fjalosen kot dhe të mos dalin fare në punë”, theksoi ambasadori Delawie.

Delawie po ashtu tha se nuk i takon atij që t’i udhëzoj qytetarët se çfarë duhet të bëjnë ose jo. Ai thotë se vendimet e vështira duhet t’i marrin zyrtarët e Kosoves.

“Nuk më takon mua që t’i udhëzoj qytetarët se çfarë të bëjnë. Janë bërë nëntë vjet që kur Kosova ka shpallur pavarësinë. U takon zyrtarëve kosovarë që të themelojnë Qeverinë. Nuk më takon mua që ta bëj këtë, vet zyrtarët duhet të marrin vendimet e vështira”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat