E pyesin për Albin Kurtin e Ramush Haradinajn, ja si përgjigjet Greg Delawie!

Aktuale

E pyesin për Albin Kurtin e Ramush Haradinajn, ja si përgjigjet Greg Delawie!

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:30
Greg Delawie

Takimet në mes të ambasadorit amerikan në Kosovë dhe politikanëve kosovarë zakonisht nuk janë të hapura për media, por Greg Delawie thotë se s’ka shumë fshehtësi në atë se çfarë flitet në këto takime.

Sipas amerikanit, fjalët që ai i thotë publikisht korrupsionin, rendin, ligjin dhe gjetjen e një zgjidhje politike, i thotë edhe në takimet me politikanë.

“Jam takuar me politikanë të të gjitha grupeve dhe do të vazhdoj ta bëj të njëjtën gjë. Me të gjithë që takohem ua them këto gjëra”.

“Unë nuk do t’u them me kë të bëni kompromis, por Kosova duhet të ecë përpara, prandaj politikanët duhet të bëjnë ndonjë marrëveshje”.

Delawie ka refuzuar të bëjë komente për politikanët individualisht kur është pyetur për Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin, në Info Magazine.

“Mendimi im si i huaj dhe si diplomat nuk është i përshtatshëm për t’i komentuar politikanët kosovarë”.

“Unë jam takuar me ta dhe do të vazhdoj të takohem. Detyra ime është të shoh kush ka ndikim në këtë vend dhe të shoh cilat janë prioritet e SHBA-ve dhe raportet mes dy shteteve”.

Ai ka shtuar edhe se nuk bën dallime ndaj asnjë politikani apo grupi politik në Kosovë, dhe se të gjithë i sheh e i trajton njëjtë.

“Prejse unë jam këtu jam takuar me të gjithë përfaqësuesit dhe do të vazhdoj ta bëj të njëjtën gjë. Por, nuk bëj vlerësime për ndonjërin në veçanti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat