Ramiz Lladrovci dy fjalë për Elvis Hoxhën dhe Mytaher Haskukën

Aktuale

Ramiz Lladrovci dy fjalë për Elvis Hoxhën dhe Mytaher Haskukën

Nga: B.S Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:59
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në facebook, ka shkruar disa fjalë për Elvis Hoxhën, dhe deputetin e VV-së, Mytaher Haskukën.

“Kur Elvis Hoxha, komisari ideologjik i partisë VV, futi hundët ku s’e kanë vendin, vërejta se është vazhdë e vijës së mësimit të Mytaher Haskukës që nuk doja as të merresha me të.  Mytaher Haskuka, në kontekst pezhorativ, muaj më parë, pati përmend emrin tim. Nuk e denjova as të merrem me të sepse, nga ai si bir me prapavijë si partia që i përket, pritet çdo gjë. Nuk polemizoj me të nga parimi. Tash, me të, merren të rinjtë e brezit të lirisë”, ka shkruar Lladrovci, përcjellë “Bota sot”.

Ja psotimi i plotë:

Dy fjalë për Elvis Hoxhën dhe Mytaher Haskukën

Kur Elvis Hoxha, komisari ideologjik i partisë VV, futi hundët ku s’e kanë vendin, vërejta se është vazhdë e vijës së mësimit të Mytaher Haskukës që nuk doja as të merresha me të. 
Mytaher Haskuka, në kontekst pezhorativ, muaj më parë, pati përmend emrin tim. Nuk e denjova as të merrem me të sepse, nga ai si bir me prapavijë si partia që i përket, pritet çdo gjë. Nuk polemizoj me të nga parimi. Tash, me të, merren të rinjtë e brezit të lirisë. U trondita, kur “filozofi” Elvis Hoxha, në polemikën e tij të vobektë, thënë të drejtën edhe mori goditje të forta parimore nga Prekazi, ndërsehet për ballafaqime të tërthorta me një kryetar komune, me të njëjtën vijë të Haskukës. Ky “filozof”, me argumentime në kontekste të porositura politike, është e sigurt se i ka humbë busulla dhe vjen nga i njëjti taban si porositësit e theksimit të emrit tim. Ata që e ndërsyen Elvis Hoxhën për të më përmendur në polemikë, janë po aq spekulant sa ai. Një gjë të mbajë vath në vesh, vullneti i militantizmit të partisë së tij Vv në Drenas dhe në Drenicë është plotësisht i defaktorizuar. Nëse do ta dijë se përse këtu nuk ju shitet mjegulla dhe spekulimi, le të vijë për vizitë në komunën e Drenasit dhe të shoh si punohet. Madje, pas Drenasit, mund të shkojë për vizitë edhe në Prekaz. Unë nuk spekuloj për lirinë, unë mora pjesë aktive në krijimin e kushteve për realizimin dhe formësimit të kuptimësisë së saj. Edhe një herë për Mytaher Haskukën. Ai është prototip i përfaqësimit të regjimit të ikur, partisë që përfaqëson- me kauza të rreme dhe demagogji ordinere, prototip i ideologut pa ideologji që shet mjegull dhe spekulime. Sus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat