Haxhiu-të rinjve të PDK-së: Kapni peshqit e korrupsionit që i keni në parti

Aktuale

Haxhiu-të rinjve të PDK-së: Kapni peshqit e korrupsionit që i keni në parti

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:19
Të rinjtë e PDK-së në Prishtinë

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, duke komentuar veprimet e të rinjve të PDK-së në Prishtinë, të cilët pas reshjeve të shiut, dolën që të peshkojnë në sheshin e Prishtinës, ka thënë se shpreson që të vazhdojnë peshkimin deri sa t'i kapin peshqit e mëdhenj të korrupsionit që sipas saj, lehtësisht i gjejnë në partinë e tyre.

“Po shoh në portale që ca militantë të PDK-së, pas reshjeve të shiut paskan dalë në shesh me grepa të peshkimit. Shpresoj që vazhdojnë peshkimin por ama deri sa t'i kapin peshqit e mëdhenj të korrupsionit që lehtësisht i gjejnë në partinë e tyre”, ka shkruar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat