Sulmi ndaj Zogajt, Policia po kërkon tre persona

Aktuale

Sulmi ndaj Zogajt, Policia po kërkon tre persona

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 22:20
Sokol Zogaj

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tre personave të cilët kanë sulmuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas së cilave tre personat janë identifikuar nga Policia dhe janë nga rajoni i Podujevës.

Po të njëjtat burime thonë se dyshohet se njeri nga sulmuesit e ka një familjar në burg.

Përndryshe, dje rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, është sulmuar brutalisht ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat