Thaçi dënon sulmin në Spanjë: Të palëkundur në luftën kundër terroristëve kudo në botë

Aktuale

Thaçi dënon sulmin në Spanjë: Të palëkundur në luftën kundër terroristëve kudo në botë

Nga: B.S Më: 17 gusht 2017 Në ora: 22:20
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, foto Bota sot

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist që ka ndodhur në Barcelonë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me viktimat dhe familjet e tyre, duke dënuar sulmin, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.

Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë.

Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat