Shpend Ahmeti niset nga Italia për Kosovë

Aktuale

Shpend Ahmeti niset nga Italia për Kosovë

Nga: B.S Më: 18 gusht 2017 Në ora: 01:06
Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ndodhet në aeroportin e Milanos duke pritur që të rikthehet në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ahmeti, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, përcjell Bota sot.

Ahmeti, një ditë më parë u ndalua nga autoritetet e një aeroporti në Itali teksa po udhëtonte për të parë nga afër një ndeshje sportive.

Image
Foto e postuar nga Shpend Ahmeti

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mbrëmë është ndaluar nga policia italiane në Aeroportin e Milanos.

Arsyeja e ndalesës, sipas vetë Ahmetit ka të bëjë me verifikimin e emrit të tij pasi që siç duket në sistemin e Schengen është edhe një person me emër të tillë që po kërkohet nga autoritetet spanjolle.

Kryetari Ahmeti ende po vazhdon të qëndroj në Aeroportin e Milanos deri në përfundimin e procedurave, ku pastaj do të niset për në Kosovë.

Shpend Ahmeti ka treguar se sot do të kthehet në Kosovë.

“Siç kam thënë kthehem sot”, ka thënë shkurt Ahmeti.

Flet Shpend Ahmeti, tregon pse e ndaloi policia italiane

Shpend Ahmeti, Kryetari i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është ndaluar në Milano për shkak të një emri të ngjashëm si me dikë në Spanjë. Sipas tij, ai është vonuar në aeroportin milanez për një verifikim më të gjatë për shkak të emrit.

"Miq të dashur, nuk jam arrestuar. Skam pas për çka. Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhepse lehtë me verifiku me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë. Falemnderit të gjithë juve që më shkruajtët kaq vonë. Shihemi nesër në Prishtinë. P.S. dikush më tha më mirë që je vonu për lojë por pa marr paarasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem", ka shkruar Ahmeti, përcjellë "Bota sot"

Arrestohet Shpend Ahmeti në Milano 

Krytari i Prishtinës dhe zyrtari i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje, Shpend Ahmeti është arrestuar sontë në Milano nga policia italiane. 

Arsyet e arrestimit të tij ende nuk dihen. 

Ai kishte shkuar në Milano për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat