“Der Standard”: Vuçiq si Willy Brandt, kthesë përmes afrimit me Kosovën

Aktuale

“Der Standard”: Vuçiq si Willy Brandt, kthesë përmes afrimit me Kosovën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 gusht 2017 Në ora: 12:13
Aleksandër Vuçiq

E dinte çdokush që një ditë do vinte puna të merreshe me Kosovën, por ishte tabu për të kuptuar realitetin. Kosova prej Luftës 1999 nuk është në kontrollin e Serbisë dhe më vonë shpalli Pavarësinë 2008 dhe u mbështet nga perëndimi, të cilët e njohën shtetin e ri. U bë e qartë se Serbia nuk do kishte më kontroll mbi atë territor, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Vetëm nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë presidenti Aleksandër Vuçiq do shkruante: "Duhet të jemi realistë, për të mos humbur diçka që e kemi; por edhe të mos presim të fitojmë diçka që e kemi humbur prej një kohe të gjatë.”

Prej atëherë Vuçiq krahasohet nga diplomatët europianë me Willy Brandt, i cili në vitet 70-të bëri kthesën në politikën lindore.– “Kthesë përmes afrimit". Kjo mund ti jepte fund zënkave dhe kthimin në normalitet të shteteve ish jugosllave.

Shumë bllokada udhëtimi

Deri tani boshnjakët nuk mund të udhëtojnë në Kosovë ose e anasjelltas, sepse Bosnja nuk njeh shtetin e Kosovës. Kosova stilizohet si “Zemra e Serbisë” nga një pjesë e madhe e elitës serbe. Pa Kosovën nuk ka kuptim Serbia, thonë disa të tjerë që vetëm Vuçiq ka menduar t’u jap fund. Të heshtësh ndaj kësaj don të thotë të mos zgjidhësh problemin gjithë jetën.

Pavarësisht se nuk ka një plan detal mbi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, Vucic e dijë se nuk mund të anëtarësohet në BE pa normalizuar marrëdhëniet me fqinjin e saj jugor. Një ndër problemet është preambula e Kushtetutës serbe që njeh Kosovën si pjesë integrale të saj. Kjo është vështirë e ndryshueshme, sepse jo vetëm që nevojiten dy të tretat e votave të parlamentit por edhe referendum.

E mundshme është edhe marrëveshja mes shteteve- analog me marrëveshjen mes Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore në 1972, ku atëherë Bonni de jure nuk njohu shtetin e Gjermanisë Lindore, por de fakto po. Serbia nuk do e bllokonte, siç ka bërë deri tani, integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Me këto hapa Vuçiq portretizohen nga perëndimi si “Burri i perëndimit”. Kjo kuptohet kur ai shkruan për problemin e dy kombeve, se “serbët” nuk kishin kuptuar fuqinë dhe përpjekjet e “shqiptarëve”. Këtu ai nuk është vetëm. Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar prej 2011 me ndërmjetësimin e BE./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat