Pacolli tregon kush po i zvarrit proceset në Kosovë

Aktuale

Pacolli tregon kush po i zvarrit proceset në Kosovë

Nga: Bota Sot Më: 18 gusht 2017 Në ora: 13:01
Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka ripërsëritur idenë e tij për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Pacolli në një postim në Facebook, është shprehur kundër mundësisë së shkuarjes në zgjedhje, pasi që ato sipas tij, nuk çojnë askund, përcjell Bota sot.

Duke marrë shembullin e një gruaje të dëshpëruar e cila kishte trokitur në dyert e tij për të kërkuar ndihmë për të vizituar në Gjermani djalin e saj të aksidentuar, ai ka thënë se për krizën aktuale dhe zvarritjen e proceseve, janë fajtore të gjitha partitë.

Postimi i plotë i Pacollit 

Sot në mëngjes, një nënë e moshuar më erdhi në shtëpi dhe në mënyrë dëshpëruese kërkonte ndihmën time për t’i mundësuar shkuarjen në Duseldorf të Gjermanisë për të vizituar djalin e saj të aksidentuar.

NUK KISHTE AS PARA, AS REZERVIM PËR NDONJË BILETË, E AS VIZË. Edhe pse do doja shumë, nuk munda t’i ndihmoja në të gjitha nevojat e saj dhe mbeta edhe unë i dëshpruar.

Është krejt e qarte se jemi duke tejkaluar cdo kufi të durimit të qytetarëve, vëllezërve dhe motrave tona me lojrat tona, inatet e teket dhe interesat e ndryshme te seicilit.

Të gjithë po zhagitin proceset, nuk po krijohet qeveria, nuk po krijohet alternativë qeverisëse e re, per t’i dalë në ndihmë qytetarit. Me këto veprime po më duket qe seicili po kërkon zgjedhje të reja. Alternativa e zgjedhjeve të parakohshme me këtë Kod zgjedhor është jo reale.

Nuk të çon askund, veçse më keq se ku jemi.  Sot më shumë se kurrë jam i bindur se oferta ime për qeverisje me bazë të gjerë është më e drejta. Duhet mbledhur një tryezë e partive parlamentare shqiptare;

Të miratohet një set reformash të shpejta: Çështja e demarkacionit ; Liberalizimin e vizave; Kodi i ri zgjedhor;

Çështja e bisedimeve me Serbinë (afati, ekipi i ri, ofertat, grupi i konsulentëve ndërkombëtarë). Unë kësaj platforme do t’i shtoja dhe: Një ligj të ri për dekriminalizimin dhe vetingun. Në qeveri duhet të bëjnë pjesë të gjithë partitë shqiptare.

Me mandat të kufizuar, por me konsensus sa më të gjerë. Kjo qeveri nuk është amnisti për kërrkënd, por zgjidhja më e mirë për kohën që po kalojmë. Bota nuk na pret ne. Ajo nëna që më priste, familjet që duan lëvizje të lirë, zgjidhje për problemet  e tyre nuk na presin.

Koha nuk pret. Kosova mbi të gjitha!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat