Blerand Stavileci dhe Shpend Ahmeti vazhdojnë fyerjet ndaj njëri-tjetrit

Aktuale

Blerand Stavileci dhe Shpend Ahmeti vazhdojnë fyerjet ndaj njëri-tjetrit

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 15:02
Shpend Ahmeti dhe Blerand Stavileci

Derisa Blerand Stavileci i PDK-së ka akuzuar kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti se iku dhe la Prishtinën si moçal kundërmues, duke thënë se është një harabel i vonuar që po gënjen. Kurse, Ahmeti ka thënë se Stavileci paska rrëshqit.

Blerand Stavileci ka shkruar në facebook se kur do duhej të ishte në krye të detyrës, iku prej punës dhe e la Prishtinën si moçal kundërmues prej shiut.

“Edhe biletën për në Milano sigurisht me taksa të prishtinasve e ka paguar. Ndërsa, në vend se të ndjehej i vonuar për t’u shërbyer qytetarëve, ai ndjehej i vonuar për ta parë lojën. Mbase i ka kompleksuar edhe policinë italiane dhe nuk i kanë besuar se është Kryetar i Prishtinës, kur ia kanë bërë “searching” dhe e kanë parë se Prishtinën e ka përmbytur shiu në po të njëjtën ditë! Pra, menjëherë e kanë vërejtur papërgjegjësinë e tij dhe një i papërgjegjshëm edhe mashtron e gënjen. Kur u raportua se ishte arrestuar, nisi menjëherë me metodologjinë perfide të Jahtit: Jo, nuk kam qenë/Jo, kam qenë! - duke përmendur këtë radhë “Maltretime të Shengenit”, një gënjeshtër tjetër e kulluar kjo, sepse, sipas asaj që vetë po e thotë, ai nuk është ndalur për verifikim vize, por për verifikim identiteti për shkak të ndonjë “red note” të Interpolit. Plus ky paska lëvizur edhe me pasaportë të Shqipëris ë. Pra, as 10 orë nuk i zgjati gënjeshtra! “Maltretimet e Shengenit”, të cilat këta i përdorin për t’i kamufluar gënjeshtrat e tyre, nuk do ekzistonin fare nëse do e votonin demarkacionin me Malin e Zi. Shpend Ahmeti në spanjisht po më thonë qenka Pajaro Lobo, me kuptim: Zog Ujku! Zog po, por ky i joni vetëm harabel dhe i vonuar”, ka shkruar ai.

Kurse, Shpend Ahmeti ka shkruar në facebook se Blerandi paska rrëshqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat