Shpërthen anëtari i PDK-së në Drenas: Mos kërkoni vota pa investuar në lagjen time!

Aktuale

Shpërthen anëtari i PDK-së në Drenas: Mos kërkoni vota pa investuar në lagjen time!

Nga: Bota Sot Më: 18 gusht 2017 Në ora: 15:24
Hashim Thaçi dhe Samedin Bylykbashi

Anëtari i strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Drenas, Samedin Bylykbashi ka porositur kandidatët për kryetar të kësaj komune që të mos kërkojnë vota  në lagjen e tij në Tërstenik.

Kjo pasi, sipas tij, aty nuk është investuar fare sa për të kërkuar vota.

“Mos kerkoni vota në lagjen time , ska vota per asnje kandidat pa na u rregullu rruga , është si me kane në Avganistan , pa u rregullu Kanalizimi , asnje kandidat i asnje partie sna ka vizitu , vetem kur ka qenë koha e votimeve . Spo punojm me Veresi !”, ka shkruar Bylykbashi në profilin e tij në Facebook./BS

Image
Postimi i Bylykbashit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat