Lëvizjes në Shtime i bashkohet Ruzhdi Jashari

Aktuale

Lëvizjes në Shtime i bashkohet Ruzhdi Jashari

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 20:54
Aderimi i ri

Lëvizja Vetëvendosje! po përforcohet çdo ditë e më shumë. Sot, Lëvizjes iu bashkua profesori Ruzhdi Jashari i cili u prit nga kandidati i nominuar për kryeministër, Albin Kurti dhe sekretari Ismajl Kurteshi. Z. Jashari ka qenë aktivist e veprimtar që prej kohës së para luftës e poashtu ka mbajtur pozicione profesionale, përpos punës si profesor i sociologjisë edhe atë të mbikëqyrësit në Agejncinë Shtetërorë të të dhënave personale dhe privatësisë

Për Lëvizjen Vetëvendosje! kontributi dhe angazhimi i z. Jashari do të jetë vlerë e shtuar dhe i hap rrugë forcimit e fittores së Lëvizjes Vetëvendosje! në Shtime, ku ai do të jetë aktiv.

Përkrahja dhe anëtarësimet e reja janë bërë pjesë e përditshmërisë së Lëvizjes këto ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat