Emrat e të arrestuarve për sulmin kundër Zogajt

Aktuale

Emrat e të arrestuarve për sulmin kundër Zogajt

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:50
Sokol Zogaj

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj Sokol Zogajt, drejtorit të Shërbimit Koreektues të Kosovës.

Insajderi mëson se të arrestuarit janë Blerim Abdullahu, Burim Zhejqi, Guri Mullolli.

Gjatë aksionit të zhvilluar sot, policia ka konfiskuar automjetin me të cilin dyshohet se është përdorur për ikjen e tyre pas sulmit.

Aksioni i bastisur është zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë, raporton Insajderi. Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat